“Vinicius Junior bashkë me Cole Palmer do transferohen te Tottenham”

“Vinicius Junior bashkë me Cole Palmer do transferohen te Tottenham”

30 Shtator 2025 19:55 Telesport Vinicius Junior dhe Real Madrid ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, duke shtuar gjithnjë e më shumë zërat për largimin e mundshëm të brazilianit nga “Los Blancos”. François Gallardo, gazetari i “Defensa Central”, duke pretenduar për një lajm ekskluziv ka habitur jo pak me atë që ka raportuar gjatë ditës së sotme. Sipas tij, Tottenham do të ndryshojë pronar dhe klubin londinez do e blejë konsorciumi i drejtuar nga Brooklyn Earick, i cili do bëjë investime të mëdha. Një nga lojtarët që do sjellë në Londër ky konsorcium i drejtuar nga Brooklyn Earick është edhe Vinicisu Junior, gjithnjë sipas raportimit të Gallardo-s. Madje, gazetari shkon më tej duke “zbuluar” se përveç Vinicius-it, Tottenham do...