Gjimshiti shkruan historinë, futbollisti shqiptar me më shumë ndeshje në Champions League

Gjimshiti shkruan historinë, futbollisti shqiptar me më shumë ndeshje në Champions League

Berat Gjimshiti do të ketë një ndeshje të veçantë sot, teksa Atalanta përballet me Club Brugge në kuadër të Champions League. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes italiane, duke luajtur titullar si zakonisht. Ky vendim duket e kthyer në një rekordmen kapitenin e Kombëtares, i cili bëhet futbollisti me më shumë paraqitje në Champions nga përfaqësuesja shqiptare, plot me 30 të tilla. Në historikun e futbollistëve shqiptarë në këtë kompeticion, Taulant Xhaka mban vendin e dytë me 26 ndeshje, ndërsa pas tij renditen Besnik Hasi dhe Elseid Hysaj me nga 21 takime dhe Kristjan Asllani me 19 ndeshje të luajtura.