Xavi injoron ofertat nga Arabia, ka vetëm një klub anglez në mendje

Xavi injoron ofertat nga Arabia, ka vetëm një klub anglez në mendje

30 Shtator 2025 17:18 Telesport Manchester United mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Xavi Hernandez. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ish-trajneri i Barcelonës është shumë i interesuar për të marrë drejtimin e Manchester United. Me largimin e pritshëm të Ruben Amorim, kjo është 100% e mundur. Gazetari, madje, thekson se Xavi po e studion mirë këtë shans dhe mendon se është gati për detyrën e re edhe nëse “Djajtë e kuq” nuk luajnë në Europë.