Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në Basketboll , Presidenti Ujka: Urime për fitoren, sezoni i ri nis me trofe

Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në Basketboll , Presidenti Ujka: Urime për fitoren, sezoni i ri nis me trofe

Ekipi i Besëlidhjes ka nisur sezonin e ri të basketbollit në mënyrën më të shkëlqyer, duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Ky sukses i radhës e vendos klubin lezhjan sërish në qendër të vëmendjes dhe sjell një tjetër trofe të rëndësishëm në qytetin e Lezhës. “Urime për Superkupën e fituar! Ekipi ynë e nis me fitore sezonin e ri të basketbollit. Ky është rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe bashkëpunimit të të gjithëve”, u shpreh Presidenti i klubit, Ylli Ujka. Presidenti i ekipit të Basketbollit shprehu falënderime të veçanta për Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit, si dhe për të gjithë donatorët që kanë qenë krah skuadrës në këtë rrugëtim. Po ashtu, ai vlerësoi punën e drejtuesve të...