Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kushtetuesja jep vendimin, vendos 12 ditë afat

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kushtetuesja jep vendimin, vendos 12 ditë afat

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Gjykata thotë se konstituimi nuk ka përfunduar ende, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb. Kushtetuesja në aktgjykimin e publikuar, urdhëron Kuvendin e Kosovës të konstituohet brenda afatit 12 ditor nga hyrja në fuqi aktgjykimi. Vendimi i Kushtetueses TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme; TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;...