Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							 
                                
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm për Bylisin, Josa planifikon sfidën e Durrësit
                            Bylisi ka dalë dje në stërvitje me grup të plotë, teksa e diela është lënë pushim për ata lojtarë që luajtën si titullarë në sfidën me Partizanin. Por ballshiotët vazhdojnë traditën e viteve të shkuara, teksa u kanë dhënë minuta disa lojtarëve si: Beqaj, Skënderaj, Kane, Peralta, Sulovari, Gjuzi, Abdullahi, Hodo, Pjeshka, Akibu, Koita, Buraneli, Gabi. Por ajo që bie në sy është rikthimi dhe rikuperimi i Serxhio Eminit që prek fushën pas një periudhe të gjatë, por edhe Haxhi Idrisu, një lojtar me perspektivë dhe që shihet ai alternativë edhe në skuadrën e parë. Stafi mallakastriot ka ndjekur tërë lojtarët, të cilët nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat dhe një pjesë e tyre edhe pse kanë qenë në stol, nuk janë aktivizuar në...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   