Benitez: Barazimet e Juves nuk janë shenjë e mirë, Conte nuk heq dorë nga De Bruyne

Benitez: Barazimet e Juves nuk janë shenjë e mirë, Conte nuk heq dorë nga De Bruyne

30 Shtator 2025 13:55 Alfred Lleshi Rafael Benítez, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli mbi barazimet e Juventusit: “Nuk është shenjë e mirë, por fakti që nuk humbet e bën gotën gjysmë plot. Kundër Borussia Dortmundit u duk i humbur, por tregoi guxim në fund. Edhe me Atalantën ishte në disavantazh, por e rimori ndeshjen. Këto janë sinjale që vlejnë. Vlahovic shënon kur duhet, Koopmeiners po rikthehet me vazhdimësi”. Mbi Villarrealin: “Nuk është kundërshtar i lehtë. Kam respekt për Marcelino, e di që do ta përgatisë mirë ndeshjen. Netë të tilla janë sprovë. Në Spanjë, Juventusi mund ta kuptojë rolin e vet real në Europë, ndoshta edhe në kampionat”. Për rastin De Bruyne në “San Siro”: “Unë nuk do ta bëja çështje. Janë...