Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Klopp: Nuk dua më kurrë të bëhem trajner! Dikur vetëm hotel dhe stadium, tani s’më mungon asgjë
Trajneri gjerman Jurgen Klopp u distancua nga bota e trajnerëve një vit më parë, kur u largua nga Liverpool për një pushim afatgjatë. Gjithsesi, ai mbeti i përfshirë ngushtë me lojën si drejtor global i sporteve për Red Bull. Edhe pse u përfol për një rikthim në detyrën e trajnerit, Klopp mohon kategorikisht gjithçka. “Nuk dua të punoj më si menaxher, por kurrë nuk i dihet. Jam 58 vjeç. Nëse do të filloja përsëri në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thoshin, ‘Ti the se nuk do ta bëje më kurrë!’ Më fal, e mendoja 100% kur e thashë këtë! Kjo është ajo që mendoj tani. Nuk më mungon asgjë“, tha Klopp. “I kam thënë gruas se do të bëj 25 vite si trajner,...