“Zbutet FIFA”, nuk i “fshin” tifozët Serbisë, ndaj Shqipërisë i mbyll 20% të stadiumit

“Zbutet FIFA”, nuk i “fshin” tifozët Serbisë, ndaj Shqipërisë i mbyll 20% të stadiumit

Serbi-Shqipëri, sfida e 11 tetorit, e shpërngulur së fundmi nga Beogradi në Leskovac, për arsye sigurie, nuk do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit, kjo pasi Federata Serbe e Futbollit ka marrë një tjetër dënim nga FIFA, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e fundit, Serbi-Angli. Me Federatën Serbie e cila dështoi sërish të organizonte si duhet një ndeshjet, FIFA ka urdhëruar mbylljen e 20% të stadiumit për ndeshjen e radhës, e cila përkon me takimin kundër Shqipërisë, gjithashtu kjo masë është shoqëruar edhe me 80 mijë franga zvicerane gjobë. Kurir Fillimisht mendoj se ky takim do të luhej pa tifozë, pasi Federata Serbe është dënuar në mënyrë konstante, por drejtuesit e FIFA-s nuk dëshironin që ky takim të luhej pa tifozë, kjo...