Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Amorim “në fije të perit”, shtohet presioni tek United, ja alternativat e portugezit
Manchester United nuk po jep sinjale të ndryshimit pozitiv edhe këtë sezon, me skuadrën e Ruben Amorim, që në 6 javët e para në Premier League ka arritur të koleksionojë vetëm 7 pikë. Një ritëm aspak i kënaqshëm që nuk lë shumë shpresa tek tifozët e “Djajëve të Kuq”, se ky sezon mund të shënojë rikthimin e skuadrës së tyre në majat e futbollit anglez. Për këtë shkak presioni mbi trajnerin Ruben Amorim po rritet nga java në javë. Pavarësisht dëshirës së klubit për stabilitet dhe vazhdimësi, rezultatet zhgënjyese kanë hapur diskutime të brendshme për të ardhmen e tij. Pronari minoritar Sir Jim Ratcliffe është i rezervuar për një shkarkim të parakohshëm, jo vetëm për shkak të kostos prej 12 milionë paund që do të...