Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
FIFA ndëshkon rëndë Serbinë: goditje e madhe para ndeshjes delikate me Shqipërinë
Komiteti Disiplinor i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka gjobitur Shoqatën e Futbollit të Serbisë (FSS) me 80,000 franga zvicerane (rreth 85,000 euro) dhe ka reduktuar kapacitetin e stadiumit për ndeshjen e pritshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë, njoftoi sot FSS. FIFA mori vendimin për shkak të incidenteve që lidhen me rendin dhe sigurinë, si dhe sjelljes së papërshtatshme dhe diskriminuese të disa tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2026, Serbi – Angli, të luajtur më 9 shtator 2025 në stadiumin “Rajko Mitiç”. Përveç gjobës, Shoqata e Futbollit të Serbisë është urdhëruar të luajë ndeshjen e radhës të kundër Shqipërisë në Leskovac me një numër të kufizuar spektatorësh, ku të paktën 20 përqind e kapacitetit të tribunave do të mbyllet,...