Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
De Jong drejt skadencës, Deco: Lojtar thelbësor për Barcelonën, rinovimi është afër
30 Shtator 2025 10:52 Alfred Lleshi Deco, drejtor sportiv i Barcelonës, foli për rinovimin e kontratës së Frenkie de Jong në një intervistë për “Mundo Deportivo”: “Po flasim, Frenkie e shijon shumë të luajturit këtu”. Kontrata e mesfushorit holandez skadon më 30 qershor, por dëshira e të dyja palëve është e qartë. Deco shtoi: “Maturia e tij spikat në të gjitha nivelet, brenda dhe jashtë fushës. Nëse je lojtar me karakter, nuk qëndron vetëm ngaqë je në Barcelonë, por sepse do të konkurroni për tituj. Ai e sheh këtë. Për ne është lojtar thelbësor, në projektin aktual dhe të viteve të ardhshme, kështu që mendoj se do ta gjejmë një zgjidhje. A është afër rinovimi? Po”. Gjatë intervistës, Deco komentoi edhe rastin e Nico Williams,...