Vakanca pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj, Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses (Emri)

Vakanca pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj, Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses (Emri)

Është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Gjyqtarëve të Lartë, e thirrur në orën 09:00 nga Sokol Sadushi. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se në konkurrimin për Gjykatën Kushtetuese ishin disa kandidatë, të cilët janë renditur me pikë, ku pikët më të larta i ka marrë gjyqtari Asim Vokshi. Gjykata e Lartë ka zgjedhur, Asim Vokshi si anëtarin e ri të Kushtetueses pas vakancës së krijuar pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt. Kështu Vokshi nga gjyqtar i Gjykatës së Lartë, tashmë zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë: Në ambientet e Gjykatës së Lartë, u zhvillua Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të kësaj gjykate, me qëllim zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Procesi...