Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Temperatura deri në 0 gradë në veri, reshje dëbore”. Ja si pritet të nisë muaji tetor
Muaji tetor do të hyjë me mot tipik vjeshte, me reshje të shumta dhe rënie të ndjeshme temperaturash. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në emisionin Dita Jonë se në veri pritet që temperaturat të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa do të ketë reshje dëbore në zonat malore. Sipas saj, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit. Të dielën dhe të hënën reshjet do të rikthehen sërish. “Gjatë tetorit nuk do të kemi çdo ditë reshje, por pritet të jenë të konsiderueshme dhe të shpërndara në disa ditë të muajit”, theksoi Porja. Tetori, sipas parashikimit, pritet të jetë më i lagësht dhe me temperatura...