Zëvendësuesi i Holta Zaçajt, Gjykata e Lartë vendos sot mes tre kandidatëve

Zëvendësuesi i Holta Zaçajt, Gjykata e Lartë vendos sot mes tre kandidatëve

Gjykata e Lartë pritet të zgjedhë sot anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, që do të zëvendësojë Holta Zaçajn, pas përfundimit të mandatit të saj në dhjetor të vitit të kaluar. Në garë për këtë pozicion kanë mbetur tre kandidatë kryesorë, të renditur në krye të listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED): Asim Vokshi (89.5 pikë), Naureda Llagami (89.3 pikë), Florian Ballhysa (77.83 pikë). Këta tre kandidatë janë përzgjedhur mes 6 aplikantëve të kualifikuar, nga një total prej 13 kandidatësh që shprehën interes për vakancën. Procedura e votimit Mbledhja e Gjykatës së Lartë për emërimin është parashikuar të nisë sot, dhe do të jetë e vlefshme vetëm nëse marrin pjesë të paktën 13 nga 17 gjyqtarët e saj (tre të katërtat). Kandidati që merr tri...