Besëlidhja mbetet e pandalshme, fiton Superkupën pas triumfit ndaj Vllaznisë në finale

Besëlidhja mbetet e pandalshme, fiton Superkupën pas triumfit ndaj Vllaznisë në finale

30 Shtator 2025 8:45 Telesport Besëlidhja kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj e ka nisur mbarë sezonin e ri sportiv 2025-2026, duke fituar trofeun e Superkupës. Në finale, skuadra lezhjane mundi 89-73 Vllazninë. Në sfidën e luajtur në “Feti Borova”, të dyja ekipet zhvilluan një lojë të ekuilibruar. Besëlidhja pati një epërsi të lehtë shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputet. Pjesa e parë u mbyll 38-33 për Besëlidhjen. Gjithçka vuloset në 10-minutëshin e fundit, kue lezhjanët arrijnë të shkëputen dhe krijojnë diferencë. Vllaznia humbet gradualisht terren, pa mundur dot të rivalizojë, ndërkohë që Besëlidhja fiton 89-73. Julian Hamati me 23 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për kampionët, ndërkohë që mirë u paraqit edhe Lilaj me 17 pikë. Për Vllazninë...