Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool dhe Manchester United nisin garën për mbrojtësin e kombëtares angleze, kushton 50 milionë euro
30 Shtator 2025 9:06 Telesport Skuadra “big” të Premier League po flasin me entuziazëm për Jarrad Branthwaite. Performancat e mbrojtësit 23-vjeçar të Everton nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas “Mirror”, lojtari është vënë në shënjestër nga Liverpool dhe Manchester United. Dy klube që synojnë të forcojnë mbrojtjen verën e ardhshme. “Djajtë e Kuq”, të cilët kanë pasur një fillim zhgënjyes të sezonit, duhet të përballen me largimin e Maguire në qershor, pasi kontrata e tij, e cila skadon në vitin 2026, nuk do të rinovohet. Nga ana tjetër, “Reds” do ta humbasin Ibrahima Konaté për të njëjtën arsye, pasi ai është gjithnjë e më afër një transferimi të lirë te Real Madridi. Këtë verë, Everton refuzoi të gjitha ofertat që erdhën, duke e...