Lewandowski, sërish në mision. 4 gola në 5 ndeshje, kërkon rinovimin deri 38 vjeç

Lewandowski, sërish në mision. 4 gola në 5 ndeshje, kërkon rinovimin deri 38 vjeç

30 Shtator 2025 7:49 Alfred Lleshi Robert Lewandowski ka rifilluar aty ku e la. Pas një dëmtimi muskulor në fillim sezoni, që e la jashtë kundër Mallorca, sulmuesi polak i është rikthyer formës hap pas hapi. Prej pushimit (kualifikueseve) të kombëtareve është bërë sërish pjesë fikse e titullarëve të Flick. Përjashto Valencian dhe Oviedon, polaku ka qenë gjithmonë nga minuta e parë dhe ka realizuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit. Në total, ka shënuar 4 gola në 7 paraqitje këtë sezon me fanellën blaugrana, një trend që kërkon ta forcojë më tej për ta bindur klubin t’i zgjasë kontratën edhe një vit tjetër, përtej afatit aktual që skadon më 30 qershor 2026. Pavarësisht ofertave verore nga Arabia Saudite, ideja e tij ka qenë gjithmonë...