Zhegrova bën show në stërvitjen e Juventusit, Shaqiri shndërrohet në “problemi” i Bazelit

Zhegrova bën show në stërvitjen e Juventusit, Shaqiri shndërrohet në “problemi” i Bazelit

Adriatik BALLA Juventusi duket i dashuruar me yllin kosovar, Edon Zhegrovën. “Zonja e Vjetër” e ka postuar një video të 26-vjeçarit dardan, i cili ishte duke u nxehur para fillimit të ndeshjes me Atalantën, që u luajt në fundjavë. “Edoni në elementin e tij”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusin në “Instagram”. Zhegrova luajti për 27 minuta në ndeshjen ndaj Atalantës, që Juventusi e barazoi 1-1 në shtëpi. “Bianconerët” ishin duke humbur 1-0, mirëpo Juan Cabal shënoi për 1-1. Zhegrova arriti të krijojë disa raste të mira shënimi, por që në fund u mbyllën pa sukses. Kjo ishte ndeshja e tretë e yllit të Kosovës me fanellën bardhezi. Deri më tash, Edoni nuk ka arritur të shënojë ose asistojë, mirëpo është lavdëruar për paraqitjet e...