Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Nuk do të luaja për Realin, edhe nëse më jepnin gjithë pasurinë e kësaj bote”, Arshavini: Humbjet e Realit janë si…
Andrei Arshavini ka shprehur hapur mospëlqimin e tij për Realin e Madridit. Ish-lojtari rus ka thënë së fundmi se si një tifoz i Barcelonës humbjet e “los blancos”-ve i japin kënaqësi. Ai ka deklaruar se nuk do ta kishte veshur fanellën e Realit. “Gjitmonë i kam adhuruar yjet e Barcelonës që kanë veshur numrin 10. Jam një tifoz i Barcelonës… Nuk do të luaja kurrë për Realin e Madridit, edhe nëse do të më ofronin gjithë pasaurinë e kësaj bote. Shpresoj që të fitojë Kairati. Çdo humbje e Realit të Madridit është si balsam për zemrën time”, ka deklaruar Andrei Arshavini./Sport Ekspres/