Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Respektojmë Interin, por s’kemi frikë”, trajneri i Slavias së Pragës: Përpiqemi të imponojmë stilin tonë të lojës
Trajneri i Slavia Pragës, Jindřich Trpišovský, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Interit në Champions. Tekniku i ekipit çek vlerësoi në maksimum zikaltërit, por la të kuptohej se skuadra e tij do futet në fushë pa frikë. “A ka ndryshuar Interi? Lojtarët kanë ndryshuar, por stili i lojës mbetet i njëjtë. Po flasim për lojtarët më të mirë në botë këtu. Nuk mund të theksoj vetëm disa gjëra: ka shumë më tepër që mund të diskutohen. Ata janë një ekip shumë i organizuar, pasi kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe për këtë arsye kanë armë shumë të fuqishme. Janë të mirë në goditjet standarde dhe në kundërsulme; kjo është forca e tyre. Nuk kemi frikë gjithsesi. Çfarë mund...