Lazio shkëlqen në Genoa, minuta edhe për Hysaj

Lazio shkëlqen në Genoa, minuta edhe për Hysaj

Lazio triumfon 0-3 në Genoa, në ndeshjen e Serie A. Lacialët zhbllokuan shifrat që në minutën e katërt, me anë të Cancellierit. Castellanos dyfishoi shifrat në minutën e 30-të, pas një asisti të Marusic.  Në këtë takim la gjurmë edhe Zaccagni, i cili shënoi në minutën e 63-të. Në këtë sfidë u aktivizua te Lazio edhe mbrojtësi i kombëtares, Hysaj. Të besuarit e Sarrit janë në vendin e 12-të me 6 pikë, ndërsa Genoa është e parafundit. © BalkanWeb