La Zvicrën për Kosovën, Hajdari tregon arsyen: Zgjedhje zemre!

La Zvicrën për Kosovën, Hajdari tregon arsyen: Zgjedhje zemre!

Albian Hajdari zgjodhi të bashkohej me Kosovën, duke u larguar kështu nga Zvicra. Mbrojtësi i Hoffenheim, në një intervistë të dhënë, ka treguar arsyet që e çuan të bënte këtë zgjedhje. “Ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i menduar. Kam rrënjë të thella si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, dhe jam mirënjohës për gjithçka që federata zvicerane ka bërë për mua që nga fëmijëria. Në të njëjtën kohë, historia e familjes sime dhe identiteti im janë të lidhura fort me Kosovën. Pas shumë bisedave me familjen, këshilltarët dhe të dy federatat, ndjeva se përfaqësimi i Kosovës është rruga që pasqyron më së miri zemrën dhe trashëgiminë time.   Është një nder i madh. Historia e prindërve të mi dhe kultura me të...