Ruben Amorim në prag të shkarkimit, Jim Ratcliffe kontakton personalisht trajnerin e njohur

Ruben Amorim në prag të shkarkimit, Jim Ratcliffe kontakton personalisht trajnerin e njohur

29 Shtator 2025 19:19 Telesport Aventurës së Ruben Amorim në krye të stolit të Manchester United, duket se po i vjen fundi para kohe. Trajneri portugez është në prag të shkarkimit, për shkak të rezultateve të dobta. “Talksport” raporton se pasuesi i Ruben Amorim pritet të jetë ish-trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate. Sipas raportimit në fjalë, bashkëpronari i klubit Jim Ratcliffe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me 55-vjeçarin për disa javë. Ratcliffe beson se Southgate është profili i duhur për të marrë drejtimin e “Djajve”, falë përvojës që ka fituar si trajner i Anglisë. Në karrierën e tij si trajner, Southgate ka drejtuar vetëm një klub, Middlesbrough në vitet 2006-2009, më pas ka drejtuar Anglinë U21 në vitet 2013-2016 dhe në krye të...