Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool gati të bëjë transferimin historik në PL, 75 milionë euro për yllin e rivalit historik
29 Shtator 2025 17:19 Telesport Pas dështimit të marrëveshjes në orën e fundit të ditës së fundit të merkatos verore për transferimin e Marc Guehi, Liverpool duket se ka hequr dorë përfundimisht nga qendërmbrojtësi i Crystal Palace dhe po shqyrton alternativa të tjera. “The Mirror” raporton se Liverpool po punon për një transferim vërtet historik. Objektivi i madh i të kuqve është qendërmbojtësi i Everton, Jarrad Branthwaite. Drejtuesit e Liverpool-it e shohin qendërmbrojtësin 22-vjeçar anglez si një investim strategjik për të forcuar mbrojtjen e tyre në vitet e ardhshme dhe për të cilin janë gati të paguajnë 75 milionë euro. Interesi i Liverpool-it për Jarrad Branthwaite ka qenë i hershëm, por nuk është materializuar kurrë me një propozim me një madhësi kaq të rëndësishme financiare....