BIRN: Erion Veliaj ngrin planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë

BIRN: Erion Veliaj ngrin planet e qeverisë për zgjedhje të reja në Tiranë

Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj paditi të hënën në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij, duke futur në ngërç planet e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në kërkesën dërguar Gjykatës Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë me argumentin se bie në kundërshtim me parimet kushtetuese për një proces të drejtë dhe të bazuar në ligj. Veliaj gjithashtu pretendon se “shkarkimi i një kryetari bashkie bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pas një votimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës më 23 shtator, ku përfaqësuesit e majtë dhe të djathtë bashkuan votat për shkarkimin...