Milan piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit, Allegri e do me patjetër

Milan piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit, Allegri e do me patjetër

29 Shtator 2025 16:28 Telesport Pavarësisht 4 fitoreve rresht në Serie A, Milan ka shfaqur jo pak probleme në mbrojtje këtë fillim sezoni. Për këtë arsye, Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit përforcime në këtë repart gjatë merkatos së janarit. “CalcioMercato.com” raporton se objektivi i madh i kuqezinjve është mbrojtësi i Liverpool, Joe Gomez. Kontrata e 28-vjeçarit me Liverpool-in është deri në vitin 2027, por anglezi është i hapur për largimin nga të kuqtë, duke ditur minutat e pakta që ka në dispozicion nga Arne Slot. Ende nuk dihet nëse Milan do tentojë blerjen direkte të tij apo do jetë fillimisht transferim në formë huazimi, me të drejtë ose detyrim blerjeje. Por, ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se...