Shtohen radhët, te Kosova vjen mbrojtësi i Bundesligës

Shtohen radhët, te Kosova vjen mbrojtësi i Bundesligës

Prurje e re te Kosova. Me dardanët është bashkuar mbrojtësi 22-vjeçar i Hoffenheim, Albian Hajdari. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në website zyrtar. Postimi i FFK: Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane. Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën. Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane. Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra...