Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dimarco: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Slavia Pragë, tani luaj më shumë krahasuar me Inzaghi
29 Shtator 2025 14:47 Telesport Inter do të luajë ndaj Slavia Pragë në ndeshjen e dytë të fazës së grupit në Champions League. Para kësaj sfide ka folur për mediat Federico Dimarco. Anësori zikaltër e kritikoi ashpër Simone Inzaghi, trajnerin me të cilin ndau për katër vjet. “Gjithmonë jam stërvitur 100%. Duke luajtur 90 minuta më shpesh, e përmirëson gjendjen tënde më shumë se sa duke u larguar gjithmonë nga fusha pas një ore…“, tha Dimarco, që shprehet se nuk e vlerësonte faktin se zëvendësohej shpesh. “Po punoj për të rifituar vetëbesimin tim. Synojmë një fitore të katërt radhazi. Qëllimi ynë është të shohim gjithmonë nga e tashmja ose e ardhmja, kurrë nga e kaluara. Ne filluam me një fitore dhe duam të vazhdojmë kështu“,...