Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtyhet për në 10 tetor seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn
Është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, që ishte parashikuar të zhvillohej mesditën e sotme. Seanca ku togat e zeza do të vendosin për kalimin apo jo për gjykim të dosjes është vendosur të zhvillohet më datë 10 tetor. SPAK kaloi dosjen për gjykim më 10 shtator dosjen në të cilën renditen 13 akuza për Erion Veliajn dhe 12 për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Akuzat për Veliajn janë ngritur për veprat penale korrupsioni pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. “Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime...