Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dimarco: “Chivu më ka rikthyer besimin”. Pastaj “thumbim” për Inzaghin mbi minutazhin…
29 Shtator 2025 14:02 Alfred Lleshi Në prag të Inter–Slavia Praga, ndeshje e dytë e fazës së grupeve të Champions-it, Dimarco foli për “Sky Sport”. Zikaltrit vijnë pas 3 fitoreve radhazi: “Skuadra është mirë, do të kërkojmë fitoren e katërt radhazi. Në Champions, çdo ndeshje është e vështirë, por duhet ta trajtojmë si të fundit”. Objektivi në Europë: “Dy finale në tri vite tregojnë rritjen e Interit dhe klubit. Duhet të japim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje. Jemi një skuadër e fortë, siç u pa me Ajax. Nuk them se duhet domosdoshmërisht të përsëritim finalet, por të luftojmë për të shkuar sa më larg”. Roli i Chivu: “Për mua personalisht po bën shumë. Më ka ndihmuar të rigjej besimin që kisha humbur muajt e fundit. Duhet...