Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Brazili në ankth për Neymar. Më shumë probleme për sulmuesin, nuk do të kthehet deri në nëntor
29 Shtator 2025 11:19 Alfred Lleshi Probleme të tjera për Neymar, të cilat komplikojnë edhe më shumë rikthimin e tij në kombëtaren e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Sulmuesi brazilian, shumë i kërkuar nga tifozët dhe analistët për t’u rikthyer te “Selecao”, është ndaluar nga një problem muskulor. Klubi i tij, Santos, ka konfirmuar se nuk do të mund të luajë sërish para nëntorit. Kampionati brazilian përfundon më 7 dhjetor, teksa Santos lufton për të shmangur rënien, por duhet të heqë dorë nga ylli 33-vjeçar, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane. Që nga rikthimi tek ekipi i Sao Paulos në fillim të vitit, Neymar ka pësuar disa dëmtime që ia kanë pamundësuar të luajë rregullisht. Deri tani ka 21 paraqitje dhe 6 gola....