De Bruyne nuk e priti mirë zëvendësimin, flet kapiteni: Ndodhin, mos i fryni kot gjëra të tilla

De Bruyne nuk e priti mirë zëvendësimin, flet kapiteni: Ndodhin, mos i fryni kot gjëra të tilla

29 Shtator 2025 10:56 Alfred Lleshi Giovanni Di Lorenzo, kapiten i Napolit, analizoi humbjen ndaj Milanit. Për të famshmin rast “De Bruyne”: “Më duket pak e tepruar të flitet për një rast. Janë gjëra që ndodhin në futboll, gjithmonë kanë ndodhur. Nuk është asgjë e rëndë, do ta diskutojmë brenda ekipit, por nuk ka ndonjë problem të veçantë. Janë situata që bëjnë pjesë në lojë”. Për humbjen: “Është e para në kampionat dhe dhemb, sidomos sepse, edhe me disa emergjenca në mbrojtje, prisnim një paraqitje tjetër. Mungesat nuk duhet të jenë alibi, dëmtimet bëjnë pjesë në sezon, kemi lojtarë gati për t’i zëvendësuar. Sonte na mungoi pak saktësia në pasimin final. Kishim raste që mund t’i shfrytëzonim më mirë”. Për detajet: “Gjithçka vendoset në dy...