37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë, dyshohet se gëlltiti drogën që kishte me vete, përfundon në spital

37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë, dyshohet se gëlltiti drogën që kishte me vete, përfundon në spital

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku një drejtues mjeti me xhama të zinj nuk iu bind urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentacionin dhe më pas ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka gëlltitur një sasi lënde narkotike. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, patrullat e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, të drejtuar nga shtetasi E. M., 37 vjeç. Edhe pse ai ndaloi automjetin, refuzoi t’u dorëzonte dokumentacionin zyrtarëve të policisë. Si pasojë, ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë për verifikime të mëtejshme Gjatë procedurave në ambientet e policisë, E. M. ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se...