Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Berisha nuk e ka fare problem nëse opozita humbet për herë të shtatë përballë Edi Ramës
“Edi Rama nuk e pati burrërinë ta shkarkojë Erion Veliajn dhe përdori njerëzit që dikur ishin besnikë të kryebashkiakut”, tha ndër të tjera Dashamir Shehi, ish-deputet dhe kryetar i LZHK-së.Në një intervistë ai komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me kryebashkiakun e burgosur Erion Veliaj dhe mekanizmat që kryeministri përdori për shkarkimin e tij.Në këtë lojë karakteresh të dobëta, këshilltarët e bërë pis janë thjesht kosto kolaterale. Rama, sipas Shehit, e trajton kryebashkiakun e Tiranës siç trajtoi Saimir Tahirin apo edhe Arben Ahmetajn. Ky i fundit, në arrati, rrëfen “gjysmë të vërteta si kërcënim për të mbrojtur lëkurën”. Shehi nuk e kursen as opozitën, që sipas tij u shfaq “në rol qesharak” kur mbrojti Veliajn.Shehi foli për garën për Tiranën pas shkarkimit të Erion Veliajt...