Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Enigma e David te Juventusi, nga super përforcimi veror në rezervë luksoze
Te Juventusi, sulmi i pasur me elementë cilësorë është armë e madhe, por edhe problem menaxhimi. Pavarësisht se u konsiderua si goditja e madhe e merkatos, Jonathan David kundër Atalantës e kaloi gjithë ndeshjen në stol. Trajneri Tudor shpjegoi pas sfidës: “Bremer pati një lodhje të lehtë. Më vjen keq që nuk pata mundësi ta shfrytëzoja zëvendësimin e fundit me David”. Në fund, vendimi rezultoi fatlum, pasi pas daljes së brazilianit hyri Cabal, i cili shënoi golin e barazimit. Megjithatë, fakti mbetet: David, i ardhur nga Lille si titullar i pritshëm, ka luajtur vetëm 90 minuta në 4 ndeshjet e fundit, duke humbur rolin e të padiskutueshmit. Tudor duket ende në kërkim të formulës ideale për ofensivën. Me Atalantën, përballë presionit një kundër një, ai zgjodhi...