Van Dijk, autokritik pas humbjes ndaj Crystal Palace: Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë

Van Dijk, autokritik pas humbjes ndaj Crystal Palace: Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë

29 Shtator 2025 8:48 Alfred Lleshi Virgil van Dijk bëri autokritikë pas humbjes së Liverpool-it në kampionat, ndaj Crystal Palace: “Sfida më e madhe tani është të ruajmë qetësinë. E kam thënë shumë herë; nuk duhet të entuziazmohesh kurrë tepër dhe as të zhgënjehesh shumë. Duhet të punojmë e të mos dëgjojmë botën e jashtme. E dinim që duhej të bënim më mirë, të gjithë e dinin. Jemi të zhgënjyer nga paraqitja dhe nga mënyra si e përballuam ndeshjen. Nëse do kishim barazuar, do të ishte gjysma e së keqes”. Kapiteni holandez shtoi: “Nuk ka arsye për panik, por duhet të përmirësohemi shpejt, sepse të martën luajmë në Turqi kundër Galatasaray në Champions. Edhe kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë, duhet të jemi...