Kampionati i mundjes/ Tirana e pathyeshme, shpallet kampione e Shqipërisë në të dyja stilet

Kampionati i mundjes/ Tirana e pathyeshme, shpallet kampione e Shqipërisë në të dyja stilet

Në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur. Një event i organizuar nga FSHM e ku morën pjesë mundësit më të mirë në vend. Një event që u dominua nga sportistët e Tiranës, që u shpallën kampionë të ve ndit në të dyja stilet, atë të lirë dhe greko-romak. Epërsia e mundësve bardheblu ishte e ndjeshme, duke u rikonfirmuar kampionë. Gjithsesi, ky ishte një kampionat me shumë emocione e rivalitet, pasi edhe klubet e tjera ishin përgatitur mirë. Besëlidhja, Studenti, Teuta etj., bënë një paraqitje të mirë, duke rivalizuar denjësisht në këtë kampionat. Edhe niveli i treguar në tapet nga mundësit ishte i kënaqshëm, çka tregon se ky sport po ecën me ritme të mira dhe se...