Vllaznia ul me këmbë në tokë Vorën, Flamurtari rrëzohet në shtëpi nga Egnatia

Vllaznia ul me këmbë në tokë Vorën, Flamurtari rrëzohet në shtëpi nga Egnatia

Adriatik BALLA Java e pestë e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me dy takime, një në Shkodër e një në Vlorë, ku në të parën fituan vendasit, pra Vllaznia, e cila mundi Vorën 2-0, kurse në Vlorë Flamurtari pësoi disfatën e radhës, këtë herë kundër Egnatias 1-2. Duhet thënë se të shtunën ishin luajtur tri ndeshjet e para të kësaj xhiroje, ku bie theksi tek derbi Tirana-Dinamo Siti, fituar nga “nëndetësja” dinamovite 2-1, gjë që konfirmon edhe krizën e thellë të Tiranës që është zhytur në vend të fundit me dy pikë pas pesë ndeshjesh. Kurse Elbasani kryesues të shtunën u ndal në barazim nga Teuta 0-0. Një fitore me vlerë ishte ajo e Bylisit ndaj Partizanit, me shifrat 3-1, duke konfirmuar që...