Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan “spektakolar” ndaj Napolit në pjesën e parë, Pulisic fenomenal (video)
28 Shtator 2025 21:33 Telesport Milan është duke fituar 2-0 ndaj Napolit në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Kuqezinjtë gjetën golin që në minutën e tretë, ku Pulisic tregohet fenomenal, pas një pasimi të marrë nga Estupinan, amerikani niset më shumë se nga gjysma e fushës dhe kalon secilin që i del përpara dhe në fund asiston për Alexis Saelemaekers, i cili e kishte shumë të lehtë për ta dërguar në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutën e 30-të, kuqezinjtë do të dyfishonin shifrat, pas një kombinimi të përkryer Pavlovic-Fofana-Pulisic, ky i fundit “shkund” portën e mbrojtur nga Meret. SHIKOGOLIN Pjesa e parë mbyllet 2-0 nga kuqezinjtë, një dominim absolut në çdo drejtim nga të besuarit e Max Allegri-t.