“Tradhtia” e Wanda Narës me Brozoviç, Gjykata e Apelit në Milano jep vendimin për historinë e bujshme

“Tradhtia” e Wanda Narës me Brozoviç, Gjykata e Apelit në Milano jep vendimin për historinë e bujshme

Një nga çështjet më të shumëpërfolura në mediat rozë në Itali prej vitesh është ajo që publikoi në vitin 2019 mbreti i paparacëve, Fabricio Korona. “Mauro Ikardi divorcon gruan e tij, Uanda Nara ka tradhtuar partnerin e saj me Marcelo Brozoviç”, shkruante asokohe ai në artikullin në “King Corona Magazine”. Një artikull ku aludohej për një histori mes Uanda Narës dhe mesfushorit kroat, në periudhën kur pjesë e skuadrës së Interit ishte edhe Mauro Ikardi e që kishte sjellë më pas përplasjet brenda grupit zikaltër. Një histori që Korona nuk e ka vërtetuar kurrë dhe për të cilën është çuar në gjyq për shpifje dhe dëme morale nga personat e përfshirë në këtë mesele, më saktësisht Uanda Nara, Mauro Ikardi dhe Marcelo Brozoviç bashkërisht. Shkalla...