“A i përmbush Shqipëria kërkesat e mëdha?” Gazetarja e “WP” i dedikon video udhëtimit në jug: Natyrë e papërsëritshme

“A i përmbush Shqipëria kërkesat e mëdha?” Gazetarja e “WP” i dedikon video udhëtimit në jug: Natyrë e papërsëritshme

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë si një alternativë e denjë ndaj destinacioneve klasike mesdhetare si Italia apo Greqia. Në një video-vlog të publikuar nga gazetarja Natalie B. Compton në “The Washington Post”, përshkruhet një udhëtim veror në vendin tonë, i cili shfaqet si një perlë ende e paprekur nga turizmi masiv, me çmime të përballueshme, natyrë mahnitëse dhe mikpritje tradicionale. Gazetarja amerikane tregon se e nisi udhëtimin nga Kroacia dhe Mali i Zi, por Shqipëria e surprizoi më shumë se çdo vend tjetër. Ajo vizitoi Shkodrën dhe Himarën, bëri kamping në plazhin e Livadhit dhe qëndroi në një agro-turizëm në Berat. Eksperiencat e saj përfshinin mëngjese me prodhime lokale, plazhe të qeta, ushqim të shijshëm e të lirë dhe...