Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrihet marrëveshja, Lushnja zgjedh trajnerin e ri
Ditmar Bicaj është emëruar trajneri i ri i Lushnjës. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe prezantimi pritet të bëhet zyrtarisht nesër. 36-vjeçari lezhjan e merr drejtimin e verdhejeshilëve pas pesë javësh ku skuadra ka regjistruar vetëm barazime, katër prej të cilave radhazi me rezultatin 1-1. Ndeshja e fundit ishte ndaj Besës në transfertë, ku ekipi u drejtua nga zv/trajneri Ledion Ruço. Ky është ekipi i dytë për Bicajn, pas eksperiencës së tij sezonin e kaluar me Burrelin. Pas barazimit të fundit, skuadra mori dy ditë pushim dhe do të rikthehet në stërvitje të hënën. Me emërimin e ri, Lushnja do të nisë përgatitjet për sfidën e ardhshme ndaj Kastriotit. Objektivi kryesor është përmirësimi i rezultateve dhe kthimi te fitorja.