Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Proda në Holandë, shpalos prioritetet e policisë në Europol: Bashkëpunim me organizatat partnere për të luftuar krimin
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ditëve të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC) të vitit 2025, që u mbajt në Holandë, zhvilloi një sërë takimesh me delegacionet pjesëmarrëse në këtë konventë. Pas takimit të frytshëm me Drejtoreshën e Europolit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, u takua me delegacionin amerikan në Europol, që kryesohej nga Julia P. Sweeney, zv/ndihmëse Sekretare dhe Ndihmës Drejtore e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë për Operacionet. Po ashtu, Proda zhvilloi takime me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kolumbiane; me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Spanjolle; me Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe me përfaqësues të Policisë Japoneze. Gjatë...