Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shqipëria U-19 do testojë forcën në dy miqësore para se të nisin kualifikueset për Europianin
28 Shtator 2025 17:45 Telesport Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy miqësore kundër Irlandës në tetor, si testet e fundit përpara ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të përballen me irlandezët më 10 dhe 12 tetor, në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes dhe të dyja sfidat janë planifikuar të nisin në 11:00. Pas disa miqësoreve të zhvilluara gjatë muajve të fundit, këto përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të finalizuar listën e 20 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në raundin e parë kualifikues të Europianit U-19.