Roma nuk e llogarit Veronën, fiton dhe i bashkohet Napolit në krye (video)

Roma nuk e llogarit Veronën, fiton dhe i bashkohet Napolit në krye (video)

28 Shtator 2025 17:02 Telesport Roma ka fituar 2-0 ndaj Veronës në “Olimpico”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Verdhekuqtë gjetën golin e parë pas 6 minutash lojë, Artem Dovbyk shënon me kokë pas krosimit të Zeki Celik. Goli i dytë që vulosi fitoren u shënua në minutën e 78-të nga i zakonshmi Matias Soule. Argjentinasi gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. Pas kësaj fitoreje, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini renditet në vendin e dytë me 12 pikë, njësoj sa Napoli, por ekipi i drejtuar nga Conte përballet në mbrëmje me Milanin. Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Pisa barazoi pa gola në fushën e saj ndaj Fiorentinës. SHIKOGOLAT