Rritje marramendëse e çmimeve të banesave, blerësit e huaj ‘zhduken’ nga tregu

Rritje marramendëse e çmimeve të banesave, blerësit e huaj ‘zhduken’ nga tregu

Vetëm 15% e pronave të shitura në 6-mujorin e parë të vitit u blenë nga të huajt, që është shifra më e ulët që prej fillimit të vitit 2023. Por, Banka e Shqipërisë thotë se fokusi i investimeve të huaja vijon të jetë tregu i pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, çmimet e pronave vijojnë të njohin vetëm rritje. Në 12 muajt e fundit çmimet e pronave kanë njohur shtrenjtimin më të madh që prej vitit 2020, kohë kur çmimet u rritën mesatarisht gjatë vitit me 44.3%, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti shtrenjtimi ishte 41.7%, referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë. Nga përllogaritjet, bazuar në vrojtimet e bankës qendrore, rezulton se shtrenjtimi mesatar i pronave në këtë 5-vjeçar është gati 25%. Pra nëse në...