Curva Sud rikthehet në tribuna, tifozët e Milanit i japin fund bojkotit

Curva Sud rikthehet në tribuna, tifozët e Milanit i japin fund bojkotit

Curva Sud ka konfirmuar zyrtarisht se do të kthehet në tribuna për të brohoritur Milanin dhe diçka të tillë do e bëjë që këtë të dielë, në ndeshjen kundër Napolit. Tifozëria kuqezi i ka dhënë fund bojkotit dhe tashmë do të jetë në mbështetje të skuadrës. Madje, Curva Sud njoftoi se në sfidën ndaj Fiorentinës do rikthehen flamujt dhe simbolet. “Përtej thashethemeve që kanë qarkulluar prej ditësh, këtë mëngjes vendosëm të kthehemi te brohoritjet në San Siro. Gjithashtu vendosëm rikthimin e banderolave, flamujve dhe simboleve duke filluar me ndeshjen AC Milan-Fiorentina”- shkruhet në njoftim. © BalkanWeb