Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Zbulohet ‘misteri’ çfarë ndodh kur konsumojnë 8 gota ujë në ditë
Stina e nxehtë që lamë pas nuk solli ndryshime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. U evidentuan sërish problemet e zakonshme shëndetësore, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, alergjitë, sëmundjet respiratore dhe astma bronkiale. Mjeku Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik, thotë për emisionin “Klinika 24” në Report Tv, se është vënë re një paradoks, mungesa e vitaminës D, edhe pse dielli ka qenë më i fortë. Sipas Shapos, kjo lidhet me çrregullime të metabolizmit. Përsa i përket vjeshtës dhe dimrit, ai thekson rëndësinë e vaksinimit te grupet më të rrezikuara, pasi dy nënvariantet e reja të COVID-19, Nimbus dhe Stratus, janë tashmë të pranishme. Personat që nuk janë vaksinuar prej kohësh ose nuk kanë rënë në kontakt me këto variante, nuk kanë më kujtesë mbrojtëse. Çfarë ndodh kur konsumojmë 8 gota ujë në...