Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin mesdhetar që përmbush çdo pritshmëri
Me bukurinë e saj mahnitëse natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, Shqipëria është një alternativë e denjë kundrejt Italisë ose Greqisë, shkruan Natalie B. Compton në një artikull të botuar në “The Washington Post”. Zakonisht, videot tregojnë ujërat kristalore të një liqeni të rrethuar nga male të larta ose plazhe të pastra me çadra të rregullta. A mund ta besoni se kjo është Shqipëria? Miqtë, ekspertët e udhëtimeve dhe turistët e huaj këmbëngulën të gjithë se Shqipëria ishte një destinacion i ngjashëm me Italinë, Kroacinë ose Greqinë. “Vendi i vogël mesdhetar ofron gjithçka, ushqimin, natyrën, jetën e natës – me një kosto shumë më të ulët dhe pa turma vizitorësh”, thanë ata. Doja ta besoja, por tingëllonte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Kështu që vendosa të bëja një...